Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim me deputetët, kryesinë dhe përfaqësuesit e degëve, një ditë pasi u arrit dakordimi me kryeministrin Albin Kurti për një nismë të re ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara.

Në takim është diskutuar rruga që do të ndiqet për hartimin e ndryshimeve ligjore, ndërsa nga PDK-ja kanë shprehur pritjet që ligji i ri të përmbajë ndryshime substanciale dhe të sigurojë unifikim politik.
Deputetë të kësaj partie kanë vlerësuar se nisma duhet të ecë përpara, por kanë kritikuar vonesat në këtë proces.
Ndërkohë, është bërë e ditur se javën e ardhshme pritet të ketë veprime konkrete lidhur me strategjinë shtetërore për mbrojtjen në Apel, si dhe iniciativën e re ligjore për Dhomat e Specializuara.
Për më shumë detaje ndiqeni kronikën:





