Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot, më 24 nëntor, aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.M., për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka realizuar deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave të gatshme në disa institucione financiare në Kosovë.
Për këto veprime, Prokuroria Speciale e ngarkon të pandehurin me veprën penale të shpëlarjes së parave.
Në njoftimin e Prokurorisë nuk është specifikuar shuma e parave të përfshira në këto transaksione, periudha gjatë së cilës janë realizuar ato dhe as identiteti i plotë i të pandehurit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





