Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro

Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro

Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për disa shkelje disiplinore të evidentuara gjatë ndeshjes ndaj Izraelit.

Sponsor 3M Express

Sipas vendimit të publikuar nga UEFA, ndaj FFK-së ishin hapur disa procedura disiplinore për hedhjen e gjësendeve në fushë, transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për ngjarje sportive, pengimin e himnit dhe sjellje raciste ose diskriminuese.

Në total, FFK-ja është gjobitur me 42 mijë e 250 euro, ndërsa është paralajmëruar edhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri” për një ndeshje si vendase.

Dënimi prej 10 mijë eurosh është shqiptuar për sjellje raciste ose diskriminuese. Për këtë shkelje, UEFA ka urdhëruar mbylljen e një sektori të stadiumit për ndeshjen e ardhshme si vendase, por ky dënim është pezulluar me kusht.

Ndërkohë, për hedhjen e gjësendeve në fushën e lojës, FFK-ja është gjobitur me 2 mijë e 250 euro, ndërsa për fishkëllimat gjatë intonimit të himnit të Izraelit do të paguajë edhe 10 mijë euro.

Dënimi më i lartë, prej 20 mijë eurosh, është shqiptuar për transmetimin e një mesazhi që UEFA e ka vlerësuar si të papërshtatshëm për ngjarje sportive. Në vendim nuk është specifikuar se për cilin mesazh bëhet fjalë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Intervistimi i Bekim Brestovcit, avokati tregon detaje

Intervistimi i Bekim Brestovcit, avokati tregon detaje

Ekskluzive: Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore

Ekskluzive: Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore

Tahiri: Buxheti i vitit 2027 është i përkohshëm, projektet rrezikojnë të mbesin në letër

Tahiri: Buxheti i vitit 2027 është i përkohshëm, projektet rrezikojnë të mbesin në letër