Demokratët Evropianë kanë akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për shantazh politik ndaj studentëve që marrin pjesë në protesta.
Në një reagim në X, ata kanë deklaruar se, pas shtypjes së dhunshme të protestave, Rama i ka kërcënuar studentët me humbjen e bursave, mbështetjes financiare dhe mundësisë për arsimim falas.

Demokratët Evropianë kanë theksuar se bursat nuk duhet të përdoren si mjete politike kundër atyre që shprehin pakënaqësinë e tyre.
Ata i kanë bërë thirrje Ramës të heqë dorë nga, siç e cilësojnë, arroganca e tij, duke paralajmëruar se kjo po rrezikon rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Burimi: RTKLive




