Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka komentuar deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, se institucionet e vendit janë të gatshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Gjithashtu, Rashiqi kishte thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia të lihet për një moment tjetër.
Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Hasani ka thënë se deklarata e Rashiqit është thënë me urdhër të Kurtit, dhe sipas tij, ai nuk do të mund të deklaronte diçka të tilla pa pajtimin paraprak të kreut të ekzekutivit të vendit.
Kurse, sa i përket njohjes, Hasani ka thënë se një gjë e tillë specifikohet në Marrëveshjen e Ohrit, që sipas tij, aty theksohet se “palët nuk e paparagjykojnë statusin”.
“Së pari deklarata e Rashiqit është thënë me urdhër të Kurtit. Ai e ka konstatuar një fakt që ekziston tash e dy vite e gjysmë, sepse ka filluar edhe Ligji për Shtetësi…Rashiqi e ka thënë diçka që është në Marrëveshje të Ohrit, ku aty thuhet palët pa paragjykim të statusit, ti e ke pranu, njohja reciproke dhe çdo lloj njohje tjetër është hequr nga rendi i ditës…”, ka thënë Hasani.
Ai ka komentuar edhe Marrëveshjen e Ohrit duke thënë se është autonomi politiko-territoriale. /Klankosova.tv





