Me rastin e shënimit të Ditës së Forcës, ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka përcjellë urimet e saj për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Së bashku me deputetin e kësaj partie dhe ish-komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, ajo ka kujtuar 14 dhjetorin e vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi transformimin e FSK-së dhe marrjen e mandatit ushtarak, periudhë në të cilën ish-presidenti Hashim Thaçi shërbente si komandant suprem i Forcës.
Postimi i plotë:
“Sot, bashkë me deputetin tonë, gjeneralin Rrahman Rama, kujtuam 14 dhjetorin e vitit 2018, kur Kuvendi votoi që FSK-ja të merrte mandatin e ushtrisë. Në atë moment historik, presidenti Hashim Thaçi ishte komandant suprem i Forcës, ndërsa gjenerali Rama, si komandant i saj, luajti rol vendimtar në përgatitjen e FSK-së për mandatin e ri dhe e udhëhoqi Forcën në vitet e para të transformimit.”
Në prag të 28 Nëntorit, kur festojmë Ditën e Flamurit dhe kujtojmë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë ata që luftuan për lirinë që ne sot kemi për detyrë ta mbrojmë me çdo çmim.
Të dashura pjesëtare dhe të dashur pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës, ju falënderoj për përkushtimin me të cilin i shërbeni Republikës.
Urime Ditën e Forcës, Kosovë!”
Burimi: Insajderi




