Çitaku i reagon ashpër Speciales: Na tregoni si u gatua padrejtësia

Çitaku i reagon ashpër Speciales: Na tregoni si u gatua padrejtësia

Çitaku i reagon ashpër Speciales: Na tregoni si u gatua padrejtësia

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën e administrimit të provave dhe trajtimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, Çitaku ka kritikuar komunikatën e fundit të institucionit të drejtësisë në Hagë, duke e cilësuar si shpërqendruese përqendrimin në kushtet e qëndrimit të të paraburgosurve, përfshirë ushqimin dhe ajrin e pastër, në vend të adresimit të çështjeve thelbësore të procesit gjyqësor.

“E morëm vesh, Speciale, sa herë në ditë shtrohet sofra në Hagë. Tani na tregoni si u gatua kjo padrejtësi”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka ngritur pikëpyetje të forta për pranimin e rreth 2.356 dokumenteve nga Serbia si prova në proces, duke kërkuar sqarime se si janë verifikuar ato dhe çfarë mundësish ka pasur mbrojtja për t’i kundërshtuar.

Çitaku ka kritikuar gjithashtu faktin që, sipas saj, 164 deklarata me shkrim janë pranuar pa mundësinë që mbrojtja t’i merrte në pyetje personat që i kishin dhënë, si dhe pranimin e rreth 2.000 provave pasi Prokuroria kishte përfunduar paraqitjen e rastit të saj.

Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe peshën që, sipas saj, u është dhënë dëshmive të zyrtarëve të lartë të NATO-s, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe OKB-së në aktgjykimin e 16 shtatorit.

Në reagimin e saj, Çitaku ka përmendur edhe rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilit, sipas saj, nuk iu lejua t’i jepte lamtumirën e fundit babait të tij, duke e cilësuar këtë si cenim të aspektit njerëzor.

Duke iu referuar edhe rasteve të Pjetër Shalës dhe Salih Mustafës, ku në procedurat e apelit pati ndryshime në gjetjet e fajësisë dhe në dënime, Çitaku ka kërkuar një analizë të pavarur të aktgjykimit të 16 shtatorit.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Do ta çojmë përpara ligjin për mbrojtjen e çlirimtarëve tanë, do ta zbatojmë strategjinë shtetërore për apelin dhe do të lobojmë e ta ngremë zërin anembanë botës”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka përfunduar duke shprehur bindjen se e vërteta duhet të triumfojë në procesin e apelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Çitaku pas “reklamës” që ia bëri Specialja kushteve të paraburgimit: Rreth 2,356 dokumente nga Serbia, na tregoni si u gatua kjo padrejtësi

Çitaku pas “reklamës” që ia bëri Specialja kushteve të paraburgimit: Rreth 2,356 dokumente nga Serbia, na tregoni si u gatua kjo padrejtësi

Festivali “Ikonat e Porsche-s” në Dubai tërheq 30 mijë vizitorë, ekspozohen mbi 1.000 vetura

Festivali “Ikonat e Porsche-s” në Dubai tërheq 30 mijë vizitorë, ekspozohen mbi 1.000 vetura

Dy vjet nga sulmi në Ibër-Lepenc: Nga shpërthimi në Zubin Potok te hetimet dhe procesi gjyqësor

Dy vjet nga sulmi në Ibër-Lepenc: Nga shpërthimi në Zubin Potok te hetimet dhe procesi gjyqësor