Legjenda e futbollit italian, Giorgio Chiellini, ka folur për dallimet e mëdha financiare mes Premierligës angleze dhe Serie A, duke theksuar se klubet angleze kanë fuqi shumë më të madhe ekonomike në tregun e transferimeve.

“Bournemouthi, me gjithë respektin për këtë klub, mund të shpenzojë më shumë se Juventusi”, deklaroi Chiellini, duke vënë në pah hendekun financiar që po e karakterizon gjithnjë e më shumë futbollin anglez në raport me atë italian.
Megjithatë, ish-mbrojtësi legjendar nuk u ndal vetëm te aspekti financiar, por kritikoi edhe cilësinë e futbollistëve defensivë në Itali. Sipas tij, futbolli italian nuk ka më mbrojtës të mirëfilltë si dikur, duke iu referuar mungesës së lojtarëve që karakterizoheshin nga aftësitë tradicionale të mbrojtjes.





