Pas gjashtë orësh në shtëpi, Jakup Krasniqi largohet drejt Hagës, qytetarët e përcjellin me brohoritjet: UÇK, UÇK

Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën te familjarët.

Sponsor 3M Express

Ai është larguar nga shtëpia me veturat e EULEX-it, ndërsa prej aty do të niset drejt Hagës.

Qytetarë të shumtë kishin pritur për orë të tëra para shtëpisë së tij, por nuk kanë pasur mundësi ta takojnë.

Megjithatë, në momentin e largimit të Krasniqit me veturat e EULEX-it, ata e kanë përcjellë nga afër këtë moment, duke brohoritur vazhdimisht “UÇK, UÇK”.

Krasniqit i ishte lejuar vizita në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë që nga arrestimi para gjashtë vjetësh nga Gjykata Speciale.

Vizitën e parë në Kosovë, ai ishte lejuar ta realizonte pas vdekjes së vëllait të tij.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Valencia ia vë syrin Muriqit

Valencia ia vë syrin Muriqit

Sarma më e shijshme dhe më e lëngshme: Çfarë duhet shtuar në vend të ujit?

Sarma më e shijshme dhe më e lëngshme: Çfarë duhet shtuar në vend të ujit?

Deliu-Kodra reagon ashpër pas vrasjes në Suharekë: Si mundet një vrasës i dënuar në Zvicër të pajiset me armë me leje në Kosovë

Deliu-Kodra reagon ashpër pas vrasjes në Suharekë: Si mundet një vrasës i dënuar në Zvicër të pajiset me armë me leje në Kosovë