Candice Swanepoel zgjedh stilin sportiv për daljen në Miami, në qendër të vëmendjes fiziku i saj

Candice Swanepoel zgjedh stilin sportiv për daljen në Miami, në qendër të vëmendjes fiziku i saj

Candice Swanepoel zgjedh stilin sportiv për daljen në Miami, në qendër të vëmendjes fiziku i saj

Modelja e njohur, Candice Swanepoel, është fotografuar në Miami të mërkurën, teksa po shkonte në stërvitje.

Sponsor 3M Express

38-vjeçarja tregoi linjat e saj trupore dhe muskujt e tonifikuar të barkut, e veshur me një kombinim sportiv tërësisht të zi.

Engjëlli i Victoria’s Secret kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër dhe geta sportive, të kombinuara me çorape nga Alo.

Ajo i kishte mbledhur flokët bisht dhe kishte plotësuar pamjen me syze dielli, ndërsa me vete mbante një shishe uji dhe një çantë të zezë.

Dalja e modeles vjen në një periudhë kur emri i saj po lidhet gjithnjë e më shumë me atë të ish-yllit të NFL-së, Tom Brady.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, dyshja dyshohet se po frekuentohet, megjithëse asnjëri nuk e ka konfirmuar publikisht romancën.

Së fundmi, Brady publikoi në Instagram një mesazh për fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij, duke nxitur spekulime se mund t’i referohej edhe lidhjes së përfolur me Swanepoel.

Modelja nga Afrika e Jugut vazhdon të jetë një nga emrat e njohur të industrisë së modës dhe së fundmi mori pjesë edhe në galën LACMA Art+Film. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lindi fëmijë jashtë martese, gruaja dënohet me 100 goditje me kamxhik në Arabinë Saudite

Lindi fëmijë jashtë martese, gruaja dënohet me 100 goditje me kamxhik në Arabinë Saudite

Nuk u la për gati 70 vite, por ndërroi jetë pak muaj pasi bëri dush për herë të parë

Nuk u la për gati 70 vite, por ndërroi jetë pak muaj pasi bëri dush për herë të parë

Pse i mbajmë mend disa ngjarje gjatë gjithë jetës?

Pse i mbajmë mend disa ngjarje gjatë gjithë jetës?

Candice Swanepoel zgjedh stilin sportiv për daljen në Miami, në qendër të vëmendjes fiziku i saj | Momenti