Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet

Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së Bekim Sejdiut, i cili e ka rikonfirmuar tërheqjen nga kandidatura për President të Kosovës, pasi emri i tij u përmend sot nga kryeministri Albin Kurti. Cakolli ka thënë se, edhe nëse partitë politike do të arrinin një marrëveshje për zgjedhjen e Sejdiut, një […]

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së Bekim Sejdiut, i cili e ka rikonfirmuar tërheqjen nga kandidatura për President të Kosovës, pasi emri i tij u përmend sot nga kryeministri Albin Kurti.

Cakolli ka thënë se, edhe nëse partitë politike do të arrinin një marrëveshje për zgjedhjen e Sejdiut, një rikthim i tij në garë do të ishte problematik.

Këtë e ka lidhur me ndryshimin e qëndrimeve për shkak të zhvillimeve politike, transmeton Klankosova.tv

“Tash që profesor Bekim Sejdiu e paska rikonfirmuar tërheqjen nga kandidatura presidenciale, edhe sikur partitë të arrinin ndërkohë marrëveshje për zgjedhjen e tij, Kosovës nuk do t’i bënte nder që President të bëhej dikush që i ndryshon qëndrimet për shkak të “zhvillimeve” politike apo me kërkesë të liderëve partiakë” – ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos i hidhni mjetet piroteknike në drejtim të Policisë

Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos i hidhni mjetet piroteknike në drejtim të Policisë

Dy autobusë me policë shtohen para Kuvendit, protestuesit bërtasin “marre”

Dy autobusë me policë shtohen para Kuvendit, protestuesit bërtasin “marre”

Cakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet | Momenti