Breshka gjigante Jonathan, rreth 194 vjeç, mund të mbajë çelësin e jetëgjatësisë deri në 200 vjet, sipas shkencëtarëve.

Studiuesit analizuan gjenet e saj dhe zbuluan 287 variante gjenetike që mund të ngadalësojnë proceset e plakjes. Këto lidhen me riparimin e dëmtimit të ADN-së, reduktimin e inflamacionit, rregullimin e insulinës dhe frenimin e zhvillimit të kancerit.
Jonathan, një breshkë gjigante Aldabra, besohet se ka lindur në vitin 1832 dhe konsiderohet kafsha tokësore më e vjetër që jeton sot. Ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në ishullin Shën Helena, ku jeton prej 144 vitesh, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Krahasimi me breshka më të reja të së njëjtës specie tregoi se mekanizmat gjenetikë që lidhen me riparimin e ADN-së dhe metabolizmin e Jonathanit kanë mbetur jashtëzakonisht të qëndrueshëm, gjë që mund të shpjegojë jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme.




