BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s, priten mbi 55 milionë euro kursime në vit

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s, priten mbi 55 milionë euro kursime në vit

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s, priten mbi 55 milionë euro kursime në vit

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Sipas BQK-së, me miratimin e këtij ligji plotësohet një nga kushtet kryesore legjislative për avancimin e procesit të aplikimit, të cilin institucioni e kishte nisur me paraaplikimin në vitin 2024.

Sponsor 3M Express

Pas hyrjes së ligjit në fuqi, BQK-ja do të nxjerrë rregulloret përkatëse dhe do të përfundojë përditësimin teknik të aplikimit, duke përfshirë edhe ndryshimet e bëra në legjislacionin evropian, në koordinim me institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian.

“Me përmbylljen e këtyre hapave, aplikimi do të dorëzohet për shqyrtim sipas procedurave dhe afateve të institucioneve kompetente evropiane”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Ndërkohë, BQK-ja, në bashkëpunim me sektorin bankar, po vazhdon përgatitjet për zbatimin e skemave të pagesave SEPA.

Sipas BQK-së, përfshirja e Kosovës në këtë zonë do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës të kryejnë pagesa ndërkufitare në euro më shpejt, më lehtë dhe me kosto më të ulët.

Kursimet nga anëtarësimi në SEPA vlerësohen të jenë mbi 55 milionë euro në vit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

Të shtënat ndaj një servisi dhe plagosja e një 54-vjeçari, arrestohen dy autorët në Tiranë

Të shtënat ndaj një servisi dhe plagosja e një 54-vjeçari, arrestohen dy autorët në Tiranë

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s, priten mbi 55 milionë euro kursime në vit | Momenti