Boga zbulon bisedën me Zhegrovën para derbit ndaj Napolit: Ramë dakord të gjuanim më shumë drejt portës

Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Napolit, në derbin e javës në Serie A, ndërsa njëri prej protagonistëve të ndeshjes, Jeremie Boga, ka zbuluar edhe një detaj interesant nga biseda me Edon Zhegrovën.

Sponsor 3M Express

Boga tregoi se para ndeshjes kishte diskutuar me futbollistin kosovar për nevojën që skuadra të provonte më shpesh goditjet drejt portës.

“Para ndeshjes, unë dhe Edon Zhegrova biseduam dhe ramë dakord se duhet të gjuanim më shumë drejt portës. E kishim këtë në mendje gjatë gjithë kohës”, deklaroi Boga.

Ai foli edhe për goditjen e fuqishme të Alajbegoviqit, duke theksuar se duhet ta shfrytëzojë më shpesh këtë cilësi dhe të luajë me të njëjtin besim.

Interesant është fakti se pikërisht Boga dhe Alajbegoviq realizuan golat e Juventusit, të dy me goditje nga distanca.

Kështu, biseda për të provuar më shumë nga larg duket se u konkretizua në fushë, në fitoren e bardhezinjve ndaj Napolit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

​Gjendja në shkolla cilësohet alarmante, kërkohet pakt nacional në arsim

​Gjendja në shkolla cilësohet alarmante, kërkohet pakt nacional në arsim

Pesë shenja të zodiakut do të jenë më me fat se të tjerat këtë javë

Pesë shenja të zodiakut do të jenë më me fat se të tjerat këtë javë

Boga zbulon bisedën me Zhegrovën para derbit ndaj Napolit: Ramë dakord të gjuanim më shumë drejt portës | Momenti