Qarkullimi është pezulluar në hyrje të tunelit në aksin Tiranë–Elbasan, ku dyshohet se ka ndodhur një aksident rrugor.

Sipas informacioneve të para, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë.
Ende nuk dihet sa automjete mund të jenë përfshirë dhe nëse ka persona të lënduar.
Priten informacione të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes dhe rikthimin e qarkullimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, dyshohet për aksident appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




