Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi

Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi

Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” i ka bërë thirrje Federatës Zvicerane të Futbollit që të mos e humbasë talentin e ri Lutfi Dalipi, i cili po shkëlqen këtë sezon me Vaduzi, ku është i huazuar nga Young Boys.

Sponsor 3M Express

Dalipi, 20-vjeçar, ka pasur paraqitje mbresëlënëse në Superligën e Zvicrës, duke regjistruar nëntë asistime dhe katër gola. Forma e tij ka tërhequr interesimin e disa klubeve nga Bundesliga, Serie A dhe La Liga.

Megjithatë, gara për talentin e ri nuk zhvillohet vetëm në nivel klubesh, por edhe mes federatave të futbollit. Sipas “Blick”, Dalipi ka të drejtë të përfaqësojë katër kombëtare: Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë, pasi nëna e tij është portugeze.

Gazeta zvicerane ka raportuar se futbollisti ka marrë ftesa nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator, ndërsa aktualisht është i lumtur me përfaqësuesen U21 të Zvicrës.

“Cilësitë e Dalipit nuk janë vërejtur vetëm nga klubet, por edhe nga kombëtaret”, shkruan “Blick”, duke paralajmëruar se interesimi i federatave mund të rritet edhe më shumë nëse ai vazhdon me paraqitje të tilla.

Deri më tani, Dalipi nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilën kombëtare do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Sipas raportimit, vendimi i tij pritet pas Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Blick paralajmëron Zvicrën: Kosova dhe Shqipëria po synojnë talentin Lutfi Dalipi | Momenti