Beyonce thyen një tjetër rekord historik, bëhet artistja e parë me 100 nominime në Grammy

Beyonce thyen një tjetër rekord historik, bëhet artistja e parë me 100 nominime në Grammy

Beyonce thyen një tjetër rekord historik, bëhet artistja e parë me 100 nominime në Grammy

Ylli i muzikës botërore, Beyoncé, ka shënuar një tjetër arritje historike në karrierën e saj, duke u bërë artistja e parë që arrin shifrën prej 100 nominimeve në çmimet prestigjioze Grammy.

Sponsor 3M Express

Rekordi i ri erdhi pasi kënga e saj e papublikuar më parë, “Morning Dew (Donk)”, siguroi një nominim në kategorinë e performancës më të mirë solo R&B.

Këngëtarja e publikoi këngën më 4 korrik, në prag të 20-vjetorit të albumit të saj të dytë, “B’Day”. Kënga është shkruar nga Beyoncé, Pharrell Williams, The-Dream dhe Darius Dixon, ndërsa produksioni është realizuar nga Beyoncé dhe Williams.

Në këtë kategori, ajo do të përballet me Kehlani me këngën “Out the Window”, Victoria Monét me “Let Me”, Jill Scott me “Pressha” dhe Tems me “What You Need”.

Beyoncé vazhdon të mbajë edhe rekordin për numrin më të madh të çmimeve Grammy të fituara nga një artiste, me gjithsej 35 trofe. Në vitin 2023, ajo theu rekordin e mëparshëm prej 31 çmimesh, që mbahej nga dirigjenti Georg Solti.

Ndërkaq, në vitin 2024, me 11 nominime për albumin “Cowboy Carter”, ajo u bë artistja më e nominuar në historinë e Grammy-t, duke lënë pas bashkëshortin e saj, Jay-Z.

Karriera e saj në Grammy nisi në vitin 2000, kur grupi Destiny’s Child, pjesë e të cilit ishte edhe Beyoncé, mori dy nominime. Që atëherë, këngëtarja ka vazhduar të thyejë rekorde dhe të zgjerojë koleksionin e saj të çmimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arrestohet një udhëheqës divizioni në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Arrestohet një udhëheqës divizioni në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Eurodeputeti Kyuchyuk i del në mbështetje Kosovës pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Bruksel

Eurodeputeti Kyuchyuk i del në mbështetje Kosovës pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Bruksel

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën