Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konferencës së kryeminsitri Albin Kurti, të cilin e akuzoi për viktimizim dhe rrena.
Sipas tij, Kurti nuk do stabilitet politik, por vetëm kaos, transmeton Klankosova.tv
“Shpresoj që qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i besojnë rrenës së njëjtë, tashmë për herë të katërt.
Ky njeri përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve.
E kam thënë që në vitin 2024. Për aq sa Trump është në Shtëpinë e Bardhë, Albin Kurti do vetëm kaos dhe jo stabilitet politik.” /Klankosova.tv




