Behare Maksutaj tregon arsyen e largimit të papritur nga BBVK-ja, largimi i saj ndryshon lojën – të gjithë banorët në televotim

Behare Maksutaj ka treguar gjatë spektaklit të sontëm të Big Brother VIP Kosova arsyen që e shtyu të largohej papritur nga shtëpia, pa paralajmërim gjatë javës.

Sponsor 3M Express

Gjatë bisedës, ajo bëri të ditur se qëndrimi në shtëpi kishte qenë në rregull dhe se nuk kishte pasur ndonjë problem me eksperiencën e saj në këtë format televiziv.

Megjithatë, Behare sqaroi se shqetësimi për fëmijët e saj dhe rrethanat familjare jashtë shtëpisë kishin ndikuar në vendimin për t’i dhënë fund qëndrimit në BBVK.

Ajo theksoi se largimi nuk kishte të bënte me banorët apo me mënyrën se si po e përjetonte lojën, por ishte i lidhur me familjen.

Ndërkohë, largimi i saj ka sjellë edhe një zhvillim të ri në rrjedhën e lojës.

Pas vendimit të Behares për t’u larguar për arsye familjare, Vëllai i Madh ka vendosur që të gjithë banorët e mbetur të futen në televotim.

Kështu, njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia gjatë spektaklit të sontëm, duke i vënë të gjithë banorët përballë rrezikut të eliminimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Brajan Gruda ia tund rrjetën Serbisë në Beograd

Brajan Gruda ia tund rrjetën Serbisë në Beograd

Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

Jo vetëm për vozitje, Audi i ri mund të furnizojë me energji edhe shtëpinë tuaj

Rizvanolli: Unë nuk blej rrymë, as Qeveria – blejnë ata që i privatizuat

Rizvanolli: Unë nuk blej rrymë, as Qeveria – blejnë ata që i privatizuat