Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Begaj pas tensioneve në Tiranë: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Begaj theksoi se protesta paqësore është një e drejtë themelore në demokraci, por se dhuna nuk mund të jetë mjet për të shprehur pakënaqësinë.

Sponsor 3M Express

Ai gjithashtu theksoi se përdorimi i forcës nga policia duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Sipas Begajt, në këtë moment vendit i duhet më shumë përgjegjësi, ndërsa Kushtetuta dhe ligji duhet të respektohen nga të gjithë, pa përjashtim.

Presidenti u shpreh i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar se zyra e tij mbetet e hapur për të rinjtë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehen, të dialogojnë dhe të kontribuojnë për të mirën e vendit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd