BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë

BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë

BE-ja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për kriza, rekomandon rezerva ushqimore dhe ujë për 72 orë

Komisioni Evropian ka publikuar udhëzime të reja për qytetarët e Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje që të jenë më të përgatitur për situata emergjente, si ndërprerjet e energjisë elektrike, sulmet kibernetike dhe fatkeqësitë e ndryshme.

Sponsor 3M Express

Sipas rekomandimeve, çdo familje duhet të ketë rezerva ushqimore, ujë dhe artikuj të tjerë bazë për të paktën 72 orët e para të një krize, deri në organizimin dhe mbërritjen e ndihmës nga shërbimet publike.

Udhëzimet u prezantuan në Forumin Evropian për Mbrojtjen Civile në Bruksel nga komisionerja evropiane për gatishmëri dhe menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib.

Ajo theksoi se orët e para janë vendimtare në situata emergjente dhe se qytetarët duhet të dinë si të mbrojnë familjet e tyre dhe si t’u ndihmojnë të tjerëve. Sipas saj, përgatitja duhet të nisë në shtëpi, shkolla dhe komunitetet lokale.

Një nga rekomandimet kryesore është përgatitja e një çante emergjente me gjërat më të domosdoshme, në rast se qytetarët detyrohen të largohen me shpejtësi nga banesat e tyre.

Komisioni Evropian kërkon gjithashtu që fëmijët të edukohen për situatat e krizave në kopshte dhe shkolla, përmes aktiviteteve të përshtatura për moshën e tyre dhe pa krijuar frikë. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuara dhe përmirësimit të komunikimit të autoriteteve për rreziqet e mundshme.

Propozohet 23 tetori si Dita Evropiane e Gatishmërisë

Në kuadër të këtyre masave, Komisioni Evropian ka propozuar që 23 tetori të shpallet Dita Evropiane e Gatishmërisë, e cila do të shënohej çdo vit nga viti 2027.

Kjo datë lidhet me themelimin e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile në vitin 2001. Synimi është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe autoriteteve lokale për rreziqet, si dhe organizimi i ushtrimeve të rregullta për përballimin e emergjencave.

Ndërkohë, shteteve anëtare u është bërë thirrje që të zhvillojnë teste të rregullta për vlerësimin e gatishmërisë dhe të hartojnë plane për vazhdimin e funksionimit të shërbimeve në situata krize.

Qendrat kombëtare të mbrojtjes civile duhet të sigurojnë koordinim të pandërprerë të ndihmës, 24 orë në ditë, edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, rënies së rrjeteve të komunikimit apo sulmeve kibernetike.

Edhe pse udhëzimet nuk janë ligjërisht të detyrueshme, ato janë pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj krizave. Kjo strategji mbështetet edhe në raportin e vitit të kaluar të ish-presidentit finlandez Sauli Niinistö, ku theksohej nevoja që Evropa të krijojë një kulturë të gatishmërisë përballë fatkeqësive klimatike dhe kërcënimeve gjeopolitike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kenia dënon me 200 vite burg udhëheqësin e sektit fetar për vrasjen e 191 fëmijëve

Kenia dënon me 200 vite burg udhëheqësin e sektit fetar për vrasjen e 191 fëmijëve

U.D. e Kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, udhëheq takim ndërinstitucional për forcimin e koordinimit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

U.D. e Kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, udhëheq takim ndërinstitucional për forcimin e koordinimit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

‘Mos u ngut për t`u larguar’, Giggs këshillon talentin e Man Unitedit

‘Mos u ngut për t`u larguar’, Giggs këshillon talentin e Man Unitedit