Bashkimi veç 3 treshe nga 31 tentativa, efikasitet i ‘tmerrshëm’ në derbin me Trepçën

Bashkimi veç 3 treshe nga 31 tentativa, efikasitet i ‘tmerrshëm’ në derbin me Trepçën

Bashkimi veç 3 treshe nga 31 tentativa, efikasitet i ‘tmerrshëm’ në derbin me Trepçën

Derbi i javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Bashkimit, përfundoi me fitoren e kampionit mitrovicas, me rezultat 61:50.

Sponsor 3M Express

Përballja në palestrën “Minatori” nuk prodhoi shumë pikë, ndërsa statistikat e ndeshjes nxorën në pah efikasitetin e ‘tmerrshëm’ të Bashkimit në gjuajtjet për tri pikë, raporton Klankosova.tv

Skuadra prizrenase pati një mbrëmje për t’u harruar nga distanca, duke realizuar vetëm tri nga 31 tentativat për tri pikë, apo me saktësi prej vetëm nëntë për qind.

As Trepça që triumfoi s’ishte për lëvdatë, me tetë treshe të realizuara nga 29 tentime, apo 27 për qind.

Në përgjithësi, Bashkimi e përfundoi ndeshjen me vetëm 28 për qind saktësi në gjuajtjet nga loja, duke realizuar 20 nga 71 tentime.

Në anën tjetër, Trepça kishte 23 realizime nga 62 tentime, me saktësi prej 37 për qind.

Megjithatë, mitrovicasit ishin më të mirë në asistime, me 15 kundrejt 10 të Bashkimit, ndërsa prizrenasit kishin epërsi të lehtë në kërcime, 46:44, transmeton Klankosova.tv

Ja’cori Payne ishte shënuesi më i mirë i Trepçës me 18 pikë, ndërsa te Bashkimi më efikasi ishte Shanon Shorter me 13 pikë.

May be an image of basketball and textMay be an image of basketball, crowd and text

Me këtë fitore, Trepça vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë, me tetë fitore e dy humbje. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Valdrin Rrecaj bëhet ushtari i parë i FSK-së që përfundon kursin special në Ushtrinë Britanike

Valdrin Rrecaj bëhet ushtari i parë i FSK-së që përfundon kursin special në Ushtrinë Britanike

Policia shqipton 449 gjoba gjatë kontrollit të kamionëve dhe autobusëve

Policia shqipton 449 gjoba gjatë kontrollit të kamionëve dhe autobusëve

Courtois ankohet për mungesën e vlerësimit të portierëve në Topin e Artë: Edhe unë meritoja të isha më lart

Courtois ankohet për mungesën e vlerësimit të portierëve në Topin e Artë: Edhe unë meritoja të isha më lart