Bajrami: Pas gjashtë vitesh qeverisje, Kurti nuk mund të tregojë asnjë projekt të madh kapital të përfunduar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për, siç thotë ajo, mungesën e investimeve kapitale dhe dështimin në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka ngritur pyetjen se cili është një projekt i madh kapital që është përfunduar nga kjo qeveri, duke theksuar se nuk mjaftojnë projektet e premtuara apo të buxhetuara, por ato që janë realizuar konkretisht.

Ajo ka përmendur disa prej rrugëve që, sipas saj, vazhdojnë të mbeten të papërfunduara, përfshirë Prishtinë–Podujevë, Prishtinë–Gjilan, Prishtinë–Mitrovicë, Kijevë–Zahaq dhe Dollc–Gjakovë.

Bajrami i është referuar edhe Raportit Nëntëmujor Financiar të Ministrisë së Financave, sipas të cilit deri në fund të shtatorit 2026 janë realizuar 376.85 milionë euro nga 998.4 milionë euro të planifikuara për investime kapitale, apo rreth 37 për qind e buxhetit vjetor.

Sipas saj, nga shuma e regjistruar si shpenzim kapital, 82.11 milionë euro janë pagesa për vendime gjyqësore, duke argumentuar se jo të gjitha këto mjete përfaqësojnë investime konkrete në terren.

Deputetja ka kritikuar edhe projektbuxhetin për vitin 2027, duke përmendur disa projekte për të cilat, sipas saj, janë ndarë mjete të pamjaftueshme ose nuk është paraparë fare buxhet.

Si shembuj, ajo ka përmendur 23 çerdhe që, sipas saj, kanë zero euro të ndara për vitin 2027, rrugën Duhël–Banullë, Unazën e Prishtinës, Rrugën e Dukagjinit, ndërtimin e digave dhe Institutin për Trajtimin e Sëmundjeve të Varësisë.

Bajrami ka thënë se këto probleme janë pasojë e mungesës së kapaciteteve qeverisëse, keqplanifikimit, vonesave në prokurim dhe keqmenaxhimit të projekteve.

Në fund, ajo ka theksuar se Kosova ka nevojë për investime konkrete dhe jo për premtime, duke shtuar se suksesi i një qeverie duhet të matet me projektet që realizon dhe jo me shifrat që prezanton.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Autobusi përmbyset në autostradën e Kroacisë, dy persona humbin jetën

Autobusi përmbyset në autostradën e Kroacisë, dy persona humbin jetën

Disa të rinj shpëtojnë një çift të moshuar, të bllokuar në makinën e tyre – pas vërshimeve në perëndim të Medinës, në Arabinë Saudite

Disa të rinj shpëtojnë një çift të moshuar, të bllokuar në makinën e tyre – pas vërshimeve në perëndim të Medinës, në Arabinë Saudite

Gjashtë vjet qeverisje, Bajrami pyet Kurtin: Ku janë projektet e mëdha të përfunduara?

Gjashtë vjet qeverisje, Bajrami pyet Kurtin: Ku janë projektet e mëdha të përfunduara?