Babai dyshohet se qëlloi djalin e tij, çka dihet rreth rastit në Gjilan? (VIDEO)

Babai dyshohet se qëlloi djalin e tij, çka dihet rreth rastit në Gjilan? (VIDEO)

Babai dyshohet se qëlloi djalin e tij, çka dihet rreth rastit në Gjilan? (VIDEO)

Toger Ismet Hashani nga rajoni i Gjilanit, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur për vrasjet e tre personave që tronditën komunën në tri ditët e fundit.

Sponsor 3M Express

Sa i përket vrasjes së një 29-vjeçari në Pogragjë të Gjilanit, sipas Hashanit, dyshohet se doras është babai i viktimës, transmeton Klankosova.tv.

“I cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Hashani tha se policia po punon intensivisht që të kapet i dyshuari.

“Ne kemi hulumtuar, dhe nga gjetjet që kemi pa aty, nuk kemi parë asnjë rast që personi i dyshimtë, ka pasur të lajmëruar apo ndaj tij ka pasur ndonjë ankesë për dhunë në familje. Megjithatë hetimet do të tregojnë të vërtetën për këtë rast të rëndë”, tha ai.

Sa i përket rastit në Livoç të Ulët, Hashani tha se po punohet për të zbardhur të gjitha detajet. Në këtë rast, të vrarë mbetën vëlla e motër.

Lexo edhe

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,8 për qind në shtator

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,8 për qind në shtator

Hoti rendit sfidat e presidentes: Marrëdhëniet me ShBA-në, dialogu me Serbinë dhe Haga

Hoti rendit sfidat e presidentes: Marrëdhëniet me ShBA-në, dialogu me Serbinë dhe Haga

Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit

Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit