AUV-i asgjëson mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi pas konstatimit të mykut

AUV-i asgjëson mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi pas konstatimit të mykut

AUV-i asgjëson mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi pas konstatimit të mykut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka asgjësuar 21 mijë e 226 kilogramë produkte të mishit, të tërhequra nga tregu nga operatori ekonomik ELKOS SH.P.K.

Sipas njoftimit të AUV-së, asgjësimi është bërë më 30 tetor 2026, në kuadër të zbatimit të një urdhërese të Inspektoratit Veterinar të kësaj agjencie dhe nën mbikëqyrjen e inspektorëve të saj.

Sponsor 3M Express

AUV ka njoftuar se, bazuar në këtë urdhëresë, operatori ekonomik ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore nga tregu.

Sipas evidencës së operatorit, produktet e asgjësuara përfshijnë mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi, produkte të tjera të mishit, si dhe produkte të tjera ushqimore.

Këto masa vijnë pas urdhrit fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3 mijë e 130 kilogramëve kofshë pule të ngrira, pasi ishte konstatuar prania e mykut.

AUV ka bërë të ditur se procesi i gjurmueshmërisë dhe grumbullimit të sasive të tjera është ende në vazhdim, veçanërisht për produktet në të cilat janë vërejtur ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut.

“Produktet e identifikuara si të papërshtatshme për konsum do t’u nënshtrohen masave përkatëse të ndalimit të shitjes, tërheqjes dhe asgjësimit”, thuhet në njoftim.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

​Gjendja në shkolla cilësohet alarmante, kërkohet pakt nacional në arsim

​Gjendja në shkolla cilësohet alarmante, kërkohet pakt nacional në arsim

Pesë shenja të zodiakut do të jenë më me fat se të tjerat këtë javë

Pesë shenja të zodiakut do të jenë më me fat se të tjerat këtë javë

AUV-i asgjëson mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi pas konstatimit të mykut | Momenti