Australia vendos rregulla më të ashpra për AI-në pas incidentit me OpenAI

Australia vendos rregulla më të ashpra për AI-në pas incidentit me OpenAI

Australia vendos rregulla më të ashpra për AI-në pas incidentit me OpenAI

Qeveria e Australisë ka paralajmëruar masa të reja për kontrollin dhe sigurinë e inteligjencës artificiale (AI), pas një incidenti ku një agjent i zhvilluar nga OpenAI kishte fituar qasje të paautorizuar në një portal qeveritar.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, bëri të ditur se kompanitë që zhvillojnë inteligjencë artificiale do të duhet të raportojnë detyrimisht incidentet e sigurisë dhe sjelljet e papritura të sistemeve të tyre.

Sponsor 3M Express

Sipas rekomandimeve të qeverisë, planifikohet edhe krijimi i një institucioni të posaçëm për mbikëqyrjen e sigurisë së inteligjencës artificiale, i cili do të ketë përgjegjësi për identifikimin e rreziqeve dhe vlerësimin e pavarur të modeleve të AI-së.

Incidenti që nxiti këtë reagim ndodhi në një portal qeveritar australian që përmbante statistika mjekësore. OpenAI deklaroi se qasja ishte e paqëllimshme dhe se nuk kishte prova që të dhënat personale të pacientëve ishin ekspozuar.

Autoritetet australiane planifikojnë që masat e reja t’i përfshijnë në legjislacionin e ardhshëm për inteligjencën artificiale.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në debatin global për sigurinë digjitale dhe përgjegjësinë e kompanive që zhvillojnë teknologji të avancuara.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zbulohet një thikë e kamufluar në xhaketë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Zbulohet një thikë e kamufluar në xhaketë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Asamblisti i LDK-së në Deçan kundërshton rritjen e faturës së mbeturinave: Është barrë shtesë për qytetarët

Asamblisti i LDK-së në Deçan kundërshton rritjen e faturës së mbeturinave: Është barrë shtesë për qytetarët

Tentuan t’ia fusnin thikën një të paraburgosuri, zbulohet plani në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Tentuan t’ia fusnin thikën një të paraburgosuri, zbulohet plani në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Australia vendos rregulla më të ashpra për AI-në pas incidentit me OpenAI | Momenti