ATK “zbarkon” në lokalet e natës dhe qendrat e masazhit – Zbulohen 103 punëtorë të padeklaruar dhe dhjetëra parregullsi

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar kontrollet në lokalet e natës, qendrat e masazhit dhe bizneset me veprimtari të ngjashme, duke evidentuar një sërë parregullsish në përmbushjen e obligimeve tatimore.

Sponsor 3M Express

Gjatë aktiviteteve të zhvilluara në pjesën e dytë të muajit nëntor, janë inspektuar gjithsej 79 biznese, të gjitha të regjistruara, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, rezultatet e kontrolleve kanë nxjerrë në pah mangësi të theksuara në respektimin e legjislacionit tatimor.

Sipas njoftimit të ATK-së, gjatë inspektimeve janë evidentuar:

  • 33 biznese të papajisura me arkë fiskale;
  • 41 biznese që nuk lëshonin kuponë fiskalë;
  • 103 punëtorë të padeklaruar;
  • 49 raste të dërguara për trajtim të mëtejmë.

Për parregullsitë e konstatuara, masat ndëshkimore pritet të përcaktohen në bazë të vlerësimeve dhe rekomandimeve përkatëse.

Kontrollet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe Inspektoratin e Punës.

ATK ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve inspektuese, me qëllim të luftimit të informalitetit, respektimit të obligimeve tatimore dhe krijimit të kushteve të barabarta për bizneset.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rikthimi i debatit për vrasjet e pasluftës, qëndrime të ndryshme në ‘Kosova Today’ (VIDEO)

Rikthimi i debatit për vrasjet e pasluftës, qëndrime të ndryshme në ‘Kosova Today’ (VIDEO)

Samiti i liderëve: Ballkani të përshpejtojë integrimin e tregut rajonal, për të përmbushur objektivat e Planit të Rritjes

Samiti i liderëve: Ballkani të përshpejtojë integrimin e tregut rajonal, për të përmbushur objektivat e Planit të Rritjes

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore