Nga armiq te partnerë – SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Nga armiq te partnerë – SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Nga armiq te partnerë – SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Venezuela kanë hedhur një hap të madh drejt bashkëpunimit dypalësh, duke nënshkruar një marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve ushtarake, e cila përfshin trajnimin dhe shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë vizitës së tij zyrtare të zhvilluar të mërkurën në Venezuelë, ku u takua ngushtë me udhëheqjen e përkohshme të vendit.

Hegseth ka theksuar se pas operacionit të forcave amerikane në janar që çoi në kapjen e ish-presidentit Nicolás Maduro, vendi ka pësuar një kthesë drastike, duke kaluar nga një “kërcënim agresiv rajonal” në një partner të besueshëm në fushën e sigurisë. Sipas agjencisë AP, ai ka vlerësuar lart bashkëpunimin me presidenten e përkohshme, Delcy Rodríguez, për rolin e saj në stabilizimin e shtetit dhe luftën kundër karteleve të drogës e grupeve terroriste.

Ndonëse Pentagoni ende nuk ka publikuar detaje shtesë teknike rreth kësaj marrëveshjeje, vetë Rodríguez e ka mirëpritur me entuziazëm partneritetin e ri ushtarak:

“Shpresoj që ky bashkëpunim tekniko-ushtarak të çohet në nivelin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që të mund t’u përgjigjemi kërcënimeve të përbashkëta”, ka deklaruar ajo.

Kjo vizitë e Sekretarit të Mbrojtjes vjen në kuadër të strategjisë së administratës së presidentit Donald Trump për të konsoliduar ndikimin amerikan në Venezuelë pas rënies së regjimit të Maduros. Hegseth i bashkohet listës së zyrtarëve të lartë të kabinetit amerikan që kanë vizituar Karakasin gjatë këtij viti, përfshirë sekretarët e Brendshëm dhe të Energjisë, të cilët kanë vënë theksin te shfrytëzimi i rezervave të mëdha të naftës dhe mineraleve strategjike të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përleshje për parking në Durrës, një person theret me thikë tek “Rrota e Kuqe”

Përleshje për parking në Durrës, një person theret me thikë tek “Rrota e Kuqe”

Limaj i bën thirrje Qeverisë dhe opozitës: Përgatituni për Apelin në Hagë, Serbia mund ta hapë çështjen e Pavarësisë së Kosovës

Limaj i bën thirrje Qeverisë dhe opozitës: Përgatituni për Apelin në Hagë, Serbia mund ta hapë çështjen e Pavarësisë së Kosovës

Zvicra planifikon taksë shtesë për cigaret elektronike dhe produktet me nikotinë

Zvicra planifikon taksë shtesë për cigaret elektronike dhe produktet me nikotinë