Arsenali po mendon për lëvizjet e ardhshme në afatin kalimtar, teksa drejtuesit e klubit synojnë të konsolidojnë projektin ambicioz të skuadrës dhe të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të luftuar për trofe.

Viktor Gyokeres ishte një nga përforcimet kryesore të “Gunners” sezonin e kaluar.
Sulmuesi suedez u transferua nga Sporting Lisbona me pritshmëri të mëdha dhe realizoi 21 gola në 55 paraqitje në sezonin e tij të parë me klubin londinez.
Megjithatë, paraqitjet e tij kanë nisur të ngrenë disa pikëpyetje. Në sezonin aktual, Gyokeres ka luajtur vetëm katër ndeshje dhe ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.
Arsenali ka në dispozicion edhe Kai Havertzin dhe duket se sulmuesi suedez nuk e ka bindur plotësisht trajnerin dhe drejtuesit e klubit.
Në verë madje kishte spekulime se Gyokeres mund të largohej nëse Arsenali do të arrinte të siguronte shërbimet e Julian Alvarez.
Sipas raportimeve të “Football Insider”, Arsenali do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte shitjen e sulmuesit, por vetëm nëse në tavolinë do të mbërrinte një ofertë prej rreth 75 milionë eurosh.
Megjithatë, një largim i mundshëm nuk pritet të ndodhë gjatë këtij sezoni.
Gyokeres mund të largohet nga “Emirates” në verën e vitit 2027, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm mbetet ende i paqartë.
Arsenali, ndërkohë, pritet të presë për të parë se si do të zhvillohet sezoni dhe nëse sulmuesi suedez do të arrijë të rikthehet në formën që tregoi te Sporting. /Telegrafi/




