“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me raportimet e ditëve të fundit për arrestime të mundshme të personave zyrtarë, duke bërë thirrje që publiku dhe mediat të mbështeten vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate të lëshuar të dielën, më 18 tetor 2026, ky institucion ka bërë të ditur se shkrimet dhe informacionet e shpërndara nga individë dhe media të caktuara kanë shkaktuar konfuzion në opinionin publik dhe pasiguri juridike.

“Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për ‘arrestime të personave zyrtarë’, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike”, thuhet në deklaratë.

Zyra e Kryeprokurorit ka kërkuar që për të gjitha çështjet që lidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit, qytetarët dhe mediat t’u referohen vetëm burimeve zyrtare.

“Në lidhje me këtë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bën thirrje që për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar”, theksohet tutje.

Në fund, Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se çdo rast penal do të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

Deklarata vjen pas raportimeve për arrestime të zyrtarëve, ndërsa institucioni nuk ka dhënë detaje për persona apo raste konkrete të cilave u referohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

Ideologu rus i afërt me Putinin mbështet protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen

Ideologu rus i afërt me Putinin mbështet protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik | Momenti