“Arlinda raportoi dhunën, shteti e vrau”, Kolektivi Feminist kritikon institucionet dhe mënyrën e organizimit të fushatës kundër dhunës ndaj grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të Kosovës, duke i kritikuar për mungesë të mbrojtjes së grave që raportojnë dhunën dhe për mënyrën se si po organizohen aktivitetet në kuadër të fushatës “16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave”.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, kolektivi ka përmendur rastin e Arlinda Zekajt, duke pretenduar se vrasja e saj ishte e paralajmëruar dhe se institucionet kishin pasur dijeni për dhunën, por nuk arritën ta mbronin.

“Arlinda Zekaj nuk u vra pa dijeninë e shtetit. As gratë e tjera të vrara nuk u vranë pa dijeninë e tij. Vrasja e saj ishte e paralajmëruar, e protokolluar dhe e vulosur nga ky shtet, i cili i fton gratë ta raportojnë dhunën, por nuk i mbron”, thuhet në reagim.

Kolektivi ka kritikuar edhe qasjen institucionale ndaj fushatës, duke thënë se përgjegjësia për sigurinë e grave nuk duhet të reduktohet vetëm te guximi i tyre për ta raportuar dhunën, por duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe garanci konkrete nga institucionet.

Në reagim, kritika të veçanta janë drejtuar edhe ndaj përfshirjes së sektorit privat dhe organizatave joqeveritare në organizimin e aktiviteteve të kësaj fushate. Sipas kolektivit, që nga viti 2022, “16 Ditët e Aktivizmit” janë shndërruar në një paradë institucionale, duke e larguar vëmendjen nga puna dhe gjuha e pavarur feministe.

Si shembull, ata kanë përmendur fushatën e vitit 2022, të hapur në Aeroportin e Prishtinës, ku sipas tyre, korporata Limak ishte prezantuar si promovuese e barazisë gjinore, ndonëse punëtorët e saj kishin denoncuar trajtimin dhe ndëshkimin e tyre për shkak të organizimit sindikal.

Kolektivi ka përmendur gjithashtu rastin e punëtoreve teknike të Kuvendit, të cilat, sipas reagimit, u ndëshkuan kolektivisht për sindikalizmin dhe grevën e tyre.

Në fund, aktivistet kanë theksuar se nuk do të pranojnë, siç e quajnë, përvetësimin dhe kontrollimin e aktivizmit feminist nga institucionet dhe interesat private.

“Neve nuk na është dhënë liria, as nuk na është dhënë e drejta për aktivizëm. E kemi marrë vetë. Kemi luftuar për të, e do të vazhdojmë të luftojmë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

Tirana pret nesër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së

Tirana pret nesër Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së

Migracioni në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997

Migracioni në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997