Arijon Ibrahimovic konfirmon kontaktet me FFK-në: E ndjek me respekt zhvillimin e futbollit kosovar

Arijon Ibrahimovic konfirmon kontaktet me FFK-në: E ndjek me respekt zhvillimin e futbollit kosovar

Arijon Ibrahimovic konfirmon kontaktet me FFK-në: E ndjek me respekt zhvillimin e futbollit kosovar

Mesfushori me tipare sulmuese, Arijon Ibrahimovic, i cili aktualisht luan për Gjermaninë U21, ka pranuar se ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës, por për momentin është i përqendruar te përfaqësuesja gjermane.

Sponsor 3M Express

Arijon Ibrahimovic është një tjetër emër që vazhdon të jetë në radarët e futbollit kosovar, ndërsa vetë lojtari ka konfirmuar se tashmë ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në një intervistë për mediat gjermane, futbollisti që përveç shtetësisë gjermane posedon edhe atë kosovare, është pyetur nëse është kontaktuar nga FFK-ja për mundësinë e përfaqësimit të Kosovës.

Përgjigjja e tij ishte pozitive, duke konfirmuar se komunikimi tashmë ka ndodhur.

“Po, tashmë ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës. E ndjek me shumë respekt zhvillimin pozitiv të federatës dhe futbollit kosovar. Pavarësisht kësaj, fokusi im aktualisht është te Kombëtarja U21 e Gjermanisë, për të cilën jam shumë i lumtur që luaj”, deklaroi Ibrahimovic, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, 20-vjeçari i huazuar te Augsburg nga Bayern Munichu nuk ka dhënë ndonjë sinjal konkret për një ndryshim të mundshëm të përfaqësueses, duke theksuar se për momentin është i përqendruar te Gjermania U21.

Ibrahimovic luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues krahu

Ibrahimovic u pyet edhe nëse kishte pasur ndonjë kontakt me Jurgen Kloppin, i cili së fundmi ka dhënë debutimin për disa futbollistë të rinj në ekipin kombëtar gjerman, por ai u përgjigj shkurt: “Jo, deri më tani jo”.

Konfirmimi i kontakteve me FFK-në e mban të hapur interesimin për një nga talentet me prejardhje kosovare, ndonëse vendimi për të ardhmen ndërkombëtare, të paktën në këtë fazë, nuk duket të jetë në agjendën e tij të menjëhershme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Burnham në Bruksel për marrëveshje të reja me BE-në, në tryezë edhe emigracioni

Burnham në Bruksel për marrëveshje të reja me BE-në, në tryezë edhe emigracioni

Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit

Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit

“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt

“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt