Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, ka shënuar golin e tij të parë zyrtar në Serie A me fanellën e AC Milanit, duke e bërë këtë në mënyrën më të bukur të mundshme.

Në kuadër të javës së 12-të në Serie A, kuqezinjtë po udhëheqin me rezultat bindës 5-1 ndaj Frosinones, në një përballje ku protagonisti kryesor ishte pikërisht futbollisti shqiptar.
Jashari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 48-të të takimit, duke realizuar një eurogol që vulosi edhe momentin e tij të parë të rëndësishëm te gjiganti italian.
Ky realizim vjen si një hap i rëndësishëm për Jasharin në aventurën e tij në elitën e futbollit italian, duke hapur kështu llogarinë e golave me fanellën kuqezi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





