Arda Turan pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Turqisë

Arda Turan pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Turqisë

Arda Turan pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Turqisë

Arda Turan është pranë një sfide të re në karrierën e tij si trajner, pasi raportohet se pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Turqisë.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Nicolo Schira, i cili ka shkruar në rrjetet sociale se ish-futbollisti i Atletico Madridit dhe Barcelonës pritet të emërohet në krye të përfaqësueses turke.

Aktualisht, 39-vjeçari është trajner i Shakhtar Donetskut, skuadër të cilën e mori në drejtim në vitin 2025.

Një emërim i mundshëm në krye të kombëtares do të përbënte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner, pas përvojës në nivel klubesh.

Turan ishte një nga futbollistët më të njohur turq të gjeneratës së tij. Gjatë karrierës si lojtar, ai u aktivizua me Atletico Madridin dhe Barcelonën, duke fituar trofe të rëndësishëm në futbollin evropian.

Megjithatë, deri në një konfirmim zyrtar, emërimi i tij mbetet në nivel raportimesh.

Kujtojmë se Vincenzo Montella ishte përzgjedhës i Turqisë që nga shtatori i vitit 2023, ndërsa zhvillimet rreth drejtimit të kombëtares pritet të qartësojnë se kush do ta marrë këtë detyrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arda Turan pritet të emërohet trajner i Kombëtares së Turqisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Radev

Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Radev

SHBA-ja dënon sulmin në Arabinë Saudite, Trump shqyrton ndërhyrjen ushtarake

SHBA-ja dënon sulmin në Arabinë Saudite, Trump shqyrton ndërhyrjen ushtarake

Dy përballje interesante sonte në Superligën e Kosovës në basketboll

Dy përballje interesante sonte në Superligën e Kosovës në basketboll