Arbnor Morina rikthehet te Ferizaj, merr drejtimin e skuadrës

Arbnor Morina rikthehet te Ferizaj, merr drejtimin e skuadrës
Ferizaj ka vendosur t’i besojë një emri të njohur për të ndryshuar situatën në skuadër. Arbnor Morina është emëruar kryetrajner i ri i klubit, duke u rikthyer në pankinën ferizajase pas katër vitesh. Morina do ta drejtojë Ferizajn në vazhdim të kampionatit, me klubin që synon të përmirësojë rezultatet dhe të ngjitet në tabelën e […]

Ferizaj ka vendosur t’i besojë një emri të njohur për të ndryshuar situatën në skuadër.

Arbnor Morina është emëruar kryetrajner i ri i klubit, duke u rikthyer në pankinën ferizajase pas katër vitesh.

Morina do ta drejtojë Ferizajn në vazhdim të kampionatit, me klubin që synon të përmirësojë rezultatet dhe të ngjitet në tabelën e Ligës së Parë të Kosovës.

Pas tetë javësh të zhvilluara, Ferizaj renditet në pozitën e nëntë me 10 pikë, çka ka bërë që drejtuesit e klubit të ndërhyjnë në stafin teknik.

“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Nga Ferizaj kanë theksuar se Morina sjell përvojën dhe profesionalizmin e tij, me synimin që së bashku të arrihen objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit.

Ky do të jetë rikthimi i Morinës në drejtimin e Ferizajt, pas një pauze katërvjeçare.

Lexo edhe

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Sytë kah Klan Kosova, Dafina Zeqiri ndoqi live zgjedhjen e presidentes

Sytë kah Klan Kosova, Dafina Zeqiri ndoqi live zgjedhjen e presidentes