Gosnell: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gosnell: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gosnell: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjykatësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Christopher Gosnell, ka bërë të ditur se nuk është arritur të provohet akuza për tentativë të pengimit të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Isni Kilajt, sa i përket vizitës së këtij të fundit në Qendrën e Paraburgimit më 6 tetor 2023.

Sponsor 3M Express

Sipas gjyqtarit Gosnell, ndonëse gjatë atij takimi Thaçi i kishte dhënë Kilajt udhëzime lidhur me dëshminë që pritej të jepte dëshmitari i identifikuar si Dëshmitari 4, provat e administruara nuk tregojnë se Kilaj ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret për ta kontaktuar atë.

Po ashtu, gjykatësi theksoi se nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë se vizitori tjetër, Kryeziu, ka ndërhyrë në këtë proces.

“Në këto rrethana, nuk jam bindur se janë përmbushur kriteret”, deklaroi Gosnell, duke mos konstatuar tentativë të Thaçit dhe Kilajt për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Megjithatë, sa i përket pikës tjetër të akuzës, gjykatësi konstatoi se ish-presidenti Thaçi u kishte zbuluar Kilajt dhe Kryeziut informacione konfidenciale që lidhen me gjashtë dëshmitarë të procesit.

Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Haga e dënon edhe Hajredin Kuçin

Haga e dënon edhe Hajredin Kuçin

Hajredin Kuçi dënohet me kusht nga Haga

Hajredin Kuçi dënohet me kusht nga Haga

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë