“Anfield” nuk harrohet, Shaqiri rrëfen emocionet e rikthimit të madh ndaj Barcelonës

“Anfield” nuk harrohet, Shaqiri rrëfen emocionet e rikthimit të madh ndaj Barcelonës

“Anfield” nuk harrohet, Shaqiri rrëfen emocionet e rikthimit të madh ndaj Barcelonës

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga triumfi historik 4-0 i Liverpoolit ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, Xherdan Shaqiri thotë se emocionet e asaj mbrëmjeje vazhdojnë të jenë të veçanta për të.

Sponsor 3M Express

Futbollisti shqiptar e ka kujtuar atë përballje në një emision në YouTube, duke e cilësuar njërin prej rikthimeve më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli kishte humbur ndeshjen e parë në “Camp Nou” me rezultat 3-0, por në sfidën e kthimit në “Anfield” arriti të fitonte 4-0 dhe të siguronte një vend në finale. Në atë takim, Shaqiri ishte titullar në mungesë të Mohamed Salahut dhe Roberto Firminos, ndërsa kontribuoi edhe me një asistim për golin e tretë të shënuar nga Georginio Wijnaldum.

“Ishte e jashtëzakonshme dhe do ta kujtoj gjithmonë. Ne e përmbysëm rezultatin me shumë lojtarë që zakonisht ishin zëvendësues. Ishte njëri prej rikthimeve më të mëdha ndonjëherë, jo vetëm për Liverpoolin, por në gjithë historinë e Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Shaqiri, cituar nga “Kicker”.

Ai ka treguar se besimi në dhomën e zhveshjes ishte një prej faktorëve kryesorë që i ndihmoi “The Reds” të besonin në përmbysjen e rezultatit, pavarësisht disavantazhit të madh nga ndeshja e parë.

“Para ndeshjes, askush nuk kishte menduar se do ta përmbysnim rezultatin. Kishim kualitet të jashtëzakonshëm dhe besuam. Në pushim, me epërsinë 2-0, thamë se mund t’ia dilnim dhe se na duhej edhe një gol”, është shprehur ai.

Shaqiri ka veçuar edhe atmosferën e krijuar nga tifozët në “Anfield”, duke theksuar se mbështetja e tyre ishte një ndihmë e madhe për skuadrën në atë mbrëmje të paharrueshme.

“Kur i sheh lojtarët e klasit botëror me të cilët u përballëm, kjo ndeshje renditet shumë lart. Ishte një ndeshje që na udhëhoqi drejt titullit në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar Shaqiri. /Telegrafi/

Lexo edhe

Musliu-Shoshi: Kurti e dinte për blerjen e rrymës nga Serbia, shpenzimet arrijnë 2.9 milionë euro në ditë

Musliu-Shoshi: Kurti e dinte për blerjen e rrymës nga Serbia, shpenzimet arrijnë 2.9 milionë euro në ditë

Kuvendi bëhet portokalli për “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Kuvendi bëhet portokalli për “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Musliu-Shoshi: Kurti e din që ka pas blerje të rrymës prej Serbisë (VIDEO)

Musliu-Shoshi: Kurti e din që ka pas blerje të rrymës prej Serbisë (VIDEO)