Ambasada Gjermane në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Ambasada Gjermane në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Ambasada Gjermane në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Ambasada Gjermane në Kosovë ka kujtuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke rikthyer vëmendjen te një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne evropiane, e cila shënoi fundin e ndarjes së Gjermanisë dhe u bë simbol i lirisë dhe bashkimit.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada rikujtoi se më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh ndarje, Muri i Berlinit u shemb, duke hapur rrugën për ribashkimin e Gjermanisë, i cili u realizua më 3 tetor 1990.

Në mesazhin e saj të hedhur në Facebook, Ambasada thekson rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, e cila ndryshoi jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por edhe atë të Evropës dhe botës, shkruan Telegrafi.

“Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë se shoqëritë mund të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Ambasada gjithashtu shtron pyetjen se çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo ngjarje historike sot, për të forcuar dialogun, lirinë dhe lidhjet mes njerëzve./Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti takon mërgatën në Francë

Kurti takon mërgatën në Francë

Wenger mund ta sfidojë Infantinon për president të FIFA-s

Wenger mund ta sfidojë Infantinon për president të FIFA-s

Nusja për pak sa nuk “fluturoi” gjatë fotosesionit të dasmës, shkak bëhen balonat dhe era e fortë

Nusja për pak sa nuk “fluturoi” gjatë fotosesionit të dasmës, shkak bëhen balonat dhe era e fortë

Ambasada Gjermane në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit | Momenti