Ambasada e Shqipërisë në Shkup organizoi pritje solemne me rastin e 28 Nëntorit

Ambasada e Shqipërisë në Shkup organizoi pritje solemne me rastin e 28 Nëntorit

Ambasada e Shqipërisë në Shkup organizoi pritje solemne me rastin e 28 Nëntorit

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje solemne, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, personalitete të jetës politike, diplomatike, kulturore dhe shoqërore.

Sponsor 3M Express

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke vënë në pah rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe sakrificën e brezave për lirinë, pavarësinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

“114 vjet më parë, në Vlorë, 40 burra nga të gjitha trojet shqiptare vunë emrin poshtë një dokumenti prej pak rreshtash. Shqipëria, shkruan ata, do të ishte e lirë dhe e mosvarur. Ushtri nuk kishim, thesar nuk kishim, asnjë fuqi e madhe nuk e kishte njohur ende dhe pjesa më e madhe e vendit ishte nën ushtri të huaja. Kishin një flamur, një vendim dhe fjalën e dhënë. Për atë vendim vunë peng jetën, pasurinë dhe nderin. Atë ditë, flamuri u ngrit në një ballkon të vogël në Vlorë dhe që atëherë nuk ka zbritur më. Kanë ndërruar duar, breza, kufij, dhe sot është këtu mes nesh. Shqipëria e do Maqedoninë e Veriut të fortë, të begatë dhe pranë saj në tryezën evropiane. Suksesi i njërit është edhe suksesi i tjetrit. Fqinjësia jonë është një derë që rri hapur, miqësia jonë është buka që e ndajmë kur hyjmë brenda”, u shpreh ambasadori Meidani.

Lexo edhe

KFOR-i mbështet fushatën 16-ditore kundër dhunës ndaj grave

KFOR-i mbështet fushatën 16-ditore kundër dhunës ndaj grave

“Nuk ka dashur të dëgjojë”, “Jam kompetent aq sa je ti”, “Kam pasur praktikë dhe e di kush duhet…

“Nuk ka dashur të dëgjojë”, “Jam kompetent aq sa je ti”, “Kam pasur praktikë dhe e di kush duhet…

Ushtria zvicerane synon të dërgojë satelitin e saj të parë në hapësirë në vitin 2028

Ushtria zvicerane synon të dërgojë satelitin e saj të parë në hapësirë në vitin 2028