Detaje të reja rreth rënies së dy raketave ruse dhe një droni në Poloni

Detaje të reja rreth rënies së dy raketave ruse dhe një droni në Poloni

Detaje të reja rreth rënies së dy raketave ruse dhe një droni në Poloni

Dy raketa ruse dhe një dron kanë rënë në territorin e Polonisë mëngjesin e sotëm, konfirmoi ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz. Incidentet ndodhën gjatë një sulmi masiv rus ndaj objektivave në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Sponsor 3M Express

Mediumi polak Wirtualna Polska publikoi mëngjesin e sotëm një fotografi të një krateri, në qendër të të cilit shihej zjarr.

Sipas portalit, objekti kishte rënë në një fushë në fshatin Nowy Lipowiec, në juglindje të Polonisë, rreth 60 kilometra larg kufirit me Ukrainën dhe disa qindra metra larg objekteve të banimit.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

Qeveria polake ka paralajmëruar muajt e fundit për të dhëna të inteligjencës që tregojnë mundësinë e provokimeve ruse, përfshirë shkeljen e hapësirës ajrore dhe të kufirit shtetëror.

Në shtator të këtij viti, një helikopter rus kaloi për pak kohë kufirin nga enklava ruse e Kaliningradit, ndërsa në fillim të këtij muaji Polonia njoftoi se kishte parandaluar një operacion tokësor pranë këtij kufiri.

Incidente të tilla nuk janë të paprecedentë. Në shtator të vitit 2025, rreth 20 dronë rusë kaluan kufirin lindor të Polonisë.

Ndërkaq, në nëntor të vitit 2022, në fazat e para të luftës në Ukrainë, dy persona humbën jetën në Poloni pasi një raketë ra në territorin e saj.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se bëhej fjalë për një raketë ukrainase të mbrojtjes kundërajrore, e lëshuar në përgjigje të një sulmi rus.

Ministri Kosiniak-Kamysz konfirmoi në një konferencë për media se në fshatin Nowy Lipowiec kishte rënë një raketë ruse e lundrimit e tipit Kh-101.

Ai tha se bëhej fjalë për të njëjtin lloj rakete që kishte hyrë në hapësirën ajrore polake dhe kishte shpërthyer në pjesën lindore të vendit në korrik të këtij viti.

Ministri zbuloi gjithashtu se një raketë tjetër kishte rënë në qytetin Rudnik nad Sanem, ndërsa një objekt, për të cilin dyshohet se ishte dron me motor reaktiv, kishte goditur fshatin Mołodycz.

Të dyja lokacionet ndodhen në juglindje të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën.

Kosiniak-Kamysz tha se incidentet ndodhën gjatë njërit prej sulmeve më të mëdha ruse ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Ai shtoi se deri në atë moment nuk kishte raportime për persona të lënduar apo dëme në infrastrukturën kritike të vendit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Aktakuzë ndaj tre personave në rastin e mbi gjysmë toni marihuanë në Maqitevë të Suharekës

Aktakuzë ndaj tre personave në rastin e mbi gjysmë toni marihuanë në Maqitevë të Suharekës

Tërmeti përshkon zonën e Los Angeles

Tërmeti përshkon zonën e Los Angeles

Kujdes prindër: Përdorimi i telefonit nga ju ndikon direkt në zhvillimin e të folurit te fëmijët

Kujdes prindër: Përdorimi i telefonit nga ju ndikon direkt në zhvillimin e të folurit te fëmijët