Në Llapushnik u zbuluan bustet e tre figurave historike shqiptare: Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit. Ceremonia u përcoll nga qytetarë, klerikë fetarë dhe përfaqësues institucionalë.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se këto tri buste përfaqësojnë vlera të rëndësishme historike dhe kombëtare, ndërsa famullitari Don Anton Uka theksoi lidhjen mes fesë dhe atdheut.
Zbulimi u shoqërua me një akademi përkujtimore, ku u kujtuan të bëmat historike të tri figurave, si dhe pati interpretime artistike e muzikore.
Për më shumë detaje, ndiqni kronikën e mëposhtme;





