Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se Bërvenica është komunë me shumicë shqiptare dhe u takon qytetarëve të kenë kryetar shqiptar.

Sponsor 3M Express

Ai gjithashtu tha se Maqedonia nuk është as e Hristijan Mickoskit, e as e Branko Cërvenkovskit, por është shqiptarëve.

“Sonte në gjithë vëmendjen e gjithë shqiptarëve do ta marrin se në Bërvenicë është komunë me 65% shqiptarë dhe u takon kryetari shqiptar. Dua të falënderoj të gjithë ata që sot u përcaktuan për të ardhmen e komunës. Arkini sot është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës”.

“Nuk kanë bërë mirë disa politikanë maqedonas, që e etiketonin përfaqësuesin tonë si kriminel. Deklarata të ngutshme nuk i bëjnë mirë bashkëjetesës, pasi ne si udhëheqës të partive nuk mund të jemi prokuror. Uroj që gabime të tilla të mos bëhen por t’i shërbejmë afërsisë dhe komunikimit”.

“Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Branko Cërvenkovskit, Maqedonia është atdheu i shqiptarëve që janë autokton dhe që nuk i kanë rënë në qafë askujt, por të tjerët na kanë rënë në qafë neve. Ne jemi shtetformues dhe i dalim zot këtij vendi. Duhet të na mbështesin në këtë qëndrim tonin, kaq të qartë për ata që kanë ndonjë dilemë. Ne marrim përgjegjësi të çojmë procese përpara për vendin që neve na takon”, tha mes tjerash Ahmeti./Telegrafi/

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Florida, mjeti shpërtheu në flakë

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Florida, mjeti shpërtheu në flakë

Kolla e vazhdueshme po ju lodh, sidomos natën? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë, por jo të gjitha veprojnë njësoj

Kolla e vazhdueshme po ju lodh, sidomos natën? Këto mënyra natyrale mund t’ju ndihmojnë, por jo të gjitha veprojnë njësoj

Policia identifikon 19-vjeçarin që voziti me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj

Policia identifikon 19-vjeçarin që voziti me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj