Admirali i NATO-s viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për sigurinë e vendit

Admirali i NATO-s viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për sigurinë e vendit

Admirali i NATO-s viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për sigurinë e vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur të mërkurën në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, si dhe komandantin e ri të misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

Hoxha i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimin e deritanishëm me misionin e KFOR-it.

“Gjatë këtij takimi kolonel Hoxha i njoftoi ata rreth situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë me misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë takimit janë trajtuar edhe çështje të tjera me interes në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit me Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe misionin e KFOR-it në Kosovë.

“U diskutuan edhe tema të tjera me interes në fushën e sigurisë, si dhe avancimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Admirali i NATO-s viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për sigurinë e vendit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

“Nuk kam fëmijë, kunetët nuk po ma japin tokën e burrit…”

“Nuk kam fëmijë, kunetët nuk po ma japin tokën e burrit…”