Abdul El-Sayed: U përballa me një nga fushatat më të shëmtuara që kam parë gjatë jetës sime

Abdul El-Sayed: U përballa me një nga fushatat më të shëmtuara që kam parë gjatë jetës sime

Abdul El-Sayed: U përballa me një nga fushatat më të shëmtuara që kam parë gjatë jetës sime

Kandidati demokrat për Senatin amerikan në Michigan, Abdul El-Sayed, ka deklaruar se gjatë fushatës zgjedhore është përballur me sulme dhe akuza të ashpra, të cilat i cilësoi si pjesë të një prej fushatave më të shëmtuara që ka përjetuar ndonjëherë.

Sponsor 3M Express

El-Sayed mund të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara, nëse arrin të mposhtë kandidatin republikan Mike Rogers, i cili ka mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Sipas projeksioneve fillestare, gara anon në favor të demokratëve, por rezultati ende nuk është përcaktuar dhe gara konsiderohet tepër e ngushtë për t’u shpallur fituesi, transmeton Telegrafi.

Duke folur në Detroit, El-Sayed tregoi për sulmet me të cilat u përball gjatë gjithë fushatës. Ai përmendi edhe deklaratat e Trumpit, i cili e kishte quajtur “xhihad” dhe kishte pretenduar se nëse ai zgjidhej senator, në ndërtesën e Senatit do të nevojiteshin detektorë metali.

Sipas El-Sayed, kundërshtarët fillimisht u përpoqën ta paraqisnin atë si të ndryshëm për shkak të emrit dhe besimit të tij fetar. Kur kjo strategji nuk pati efektin e synuar, sulmet vazhduan përmes lidhjeve të supozuara me persona apo grupe të tjera.

“Në fillim iu referuan emrit dhe besimit tim, sikur të donin të thoshin se ai është paksa ndryshe. Kur kjo nuk funksionoi, u përpoqën të më fajësonin përmes lidhjeve me të tjerët. Dhe kur as kjo nuk pati sukses, kaluan në një nga fushatat më të shëmtuara që kemi parë gjatë jetës sonë”, deklaroi El-Sayed. /Telegrafi/

Rasti i tij ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të mundësisë që Senati amerikan të ketë për herë të parë një anëtar mysliman, në një garë që është shoqëruar me debate të forta politike dhe sulme personale.

Lexo edhe

Aty ku duhej të ndihej më e sigurt, dyshohet se u abuzua – 13-vjeçarja në Pejë denoncon babanë për ngacmim seksual, ai arrestohet

Aty ku duhej të ndihej më e sigurt, dyshohet se u abuzua – 13-vjeçarja në Pejë denoncon babanë për ngacmim seksual, ai arrestohet

Dyshohet për dhunim në Ferizaj

Dyshohet për dhunim në Ferizaj

Kryeprokurori cakton mbikëqyrës për prokuroritë e vendit

Kryeprokurori cakton mbikëqyrës për prokuroritë e vendit