Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të partisë, ka bërë homazhe në Skenderaj në nderim të heroit Idriz Rrecaj.

Sponsor 3M Express

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, e ka kujtuar Rrecajn si intelektual dhe veprimtar të çështjes kombëtare, i cili ishte ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj dhe kryetari i parë i saj.

“Sot, në Skenderaj, me bashkëpunëtorë të LDK-së, bëmë nderime për heroin Idriz Rrecaj. Intelektual, veprimtar i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj, kryetar i saj i parë, Idriz Rrecaj ishte pjesë e brezit që mori përgjegjësi për organizimin politik e kombëtar në ditët më të vështira për Kosovën. Kontributi i tij është pjesë e historisë së LDK-së, UÇK-së dhe e përpjekjes sonë për liri e pavarësi”, shkroi Abdixhiku, raporton Klankosova.tv

Kreu i LDK-së theksoi se sakrifica e heroit nuk duhet të harrohet dhe se krimi ndaj tij nuk duhet të mbetet pa drejtësi.

“I rrëmbyer nga forcat serbe në prill të vitit 1999, bashkë me pjesëtarët e grupit të intelektualëve shqiptarë, ai u kthye pas 27 vjetësh në tokën e Kosovës së lirë. Familjes Rrecaj i shprehëm ngushëllimet dhe respektin tonë të thellë për qëndresën gjatë gjithë këtyre viteve. Për 27 vjet na mungoi varri i tij, por emri dhe vepra e Idriz Rrecajt mbetën mes nesh. Sot e nderojmë në liri, me detyrimin që sakrifica e tij të mos harrohet dhe krimi ndaj tij të mos mbetet pa drejtësi. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj!”, shkroi Abdixhiku./Klankosova.tv

Lexo edhe

Koreja e Veriut teston armën e re me inteligjencë artificiale

Koreja e Veriut teston armën e re me inteligjencë artificiale

SHSKUK kërkon masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

SHSKUK kërkon masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Protesta masive në Francë, përplasje mes demonstruesve dhe policisë

Protesta masive në Francë, përplasje mes demonstruesve dhe policisë

Abdixhiku me bashkëpartiakë bëjnë homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj | Momenti