Gazetarja Diellëza Berisha ka deklaruar se debatet e shoqërisë civile nuk kanë pasur ndikimin e pritur te institucionet për të ndalur shtrenjtimin e vazhdueshëm të çmimeve në Kosovë.

Në emisionin “Ora 7”, ajo ka theksuar se qytetarët e prekur nga rritja e çmimeve duhet të organizohen dhe të reagojnë përmes protestave.
“Ndoshta mënyra më e mirë është që gjithë këta konsumatorë, të gjithë këta qytetarë që janë të prekur, të çohen në këmbë dhe të protestojnë lidhur me këto shtrenjtime të çmimeve që janë bërë për pesë vjet e më shumë dhe që po vazhdojnë të rriten në vazhdimësi”, u shpreh Berisha.
Ajo ka paralajmëruar se me afrimin e sezonit të dimrit, qytetarët mund ta ndiejnë edhe më shumë barrën ekonomike, veçanërisht për shkak të shpenzimeve për energji elektrike.
Ndiqni diskutimin e plotë:




