A po konfirmohet lidhja? Butrint Imeri dhe aktorja turke shkëmbejnë komente publike

A po konfirmohet lidhja? Butrint Imeri dhe aktorja turke shkëmbejnë komente publike

A po konfirmohet lidhja? Butrint Imeri dhe aktorja turke shkëmbejnë komente publike

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, dhe aktorja e famshme turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, kanë rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut dhe mediave rozë, pas një ndërveprimi publik në rrjetet sociale që ka rindezur aludimet për një lidhje dashurie mes tyre.

Sponsor 3M Express

Gjithçka nisi nga një fotografi e publikuar së fundmi nga aktorja turke në llogarinë e saj në Instagram, ku mes komenteve të shumta ra në sy menjëherë prania e Butrintit, i cili i la një emoji. Reagimi i Su Burcu nuk vonoi, duke ia kthyer komentin me një emoji të buzëqeshur — një detaj i vogël që mjaftoi për të “vluar” rrjeti.

Ky afrimitet publik vjen pas një sërë dyshimesh të mëparshme që lidhnin dyshen. Kohë më parë, ndjekësit syshqiponjë kishin vënë re në një video të aktores dorën e një mashkulli, ku tatuazhet përputheshin me ato të këngëtarit shqiptar.

Përveç kësaj, raporti i tyre në rrjete sociale ka pasur edhe luhatje: për një periudhë të shkurtër ata e hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, për t’u rikthyer sërish më vonë.

Ndonëse në një intervistë të transmetuar së fundmi Su Burcu deklaroi se është beqare, fansat kanë vënë në dukje se xhirimet e asaj interviste kishin ndodhur pikërisht në kohën kur dyshja nuk ndiqeshin në Instagram.

Pavarësisht se as Butrinti dhe as aktorja turke nuk e kanë konfirmuar apo mohuar zyrtarisht romancën, shkëmbimet e fundit po shihen si konfirmimi i radhës i heshtur se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gruaja e Valdetit, Valdrina për 24h do jetë pjesë e shtëpisë së BBVK

Gruaja e Valdetit, Valdrina për 24h do jetë pjesë e shtëpisë së BBVK

Princesha inskenoi vdekjen për të ikur me të dashurin: U zbulua në aeroport dhe gjyshi urdhëroi ekzekutimin e saj

Princesha inskenoi vdekjen për të ikur me të dashurin: U zbulua në aeroport dhe gjyshi urdhëroi ekzekutimin e saj

Mësohet kush është personi që do të jetë pjesë e BBVK për 24 orë

Mësohet kush është personi që do të jetë pjesë e BBVK për 24 orë