“A do të martohesh me mua?” – deputeti befason të gjithë me propozimin në mes të Parlamentit

“A do të martohesh me mua?” – deputeti befason të gjithë me propozimin në mes të Parlamentit

“A do të martohesh me mua?” – deputeti befason të gjithë me propozimin në mes të Parlamentit

Një moment i papritur dhe prekës ndodhi në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor, Australi.

Sponsor 3M Express

Deputeti Jordan Lane vendosi ta përfundonte fjalimin e tij të lamtumirës me një propozim martese për partneren e tij, Natalie, me të cilën është në një lidhje për më shumë se një dekadë.

Ngjarja ndodhi gjatë fjalimit të fundit të politikanit 32-vjeçar në parlamentin e shtetit, përpara tërheqjes së tij nga politika.

– YouTube www.youtube.com

Lane, i cili përfaqëson rajonin Ryde të Sidneit dhe i përket Partisë Liberale, i habiti kolegët e tij kur u kthye duke parë në drejtim të partneres së tij.

Duke iu drejtuar Kryetarit të Parlamentit, Lane njoftoi se kishte edhe një pyetje të fundit, por nuk kishte të bënte me politikën.

“Z. Kryetar, pyetja ime e fundit si deputet për Ryde është për dashurinë time të madhe, Natalie”, tha ai, duke i habitur të pranishmit.

Pastaj nxori një unazë dhe e pyeti: “A do të martohesh me mua?” Salla shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa Natalie, dukshëm e prekur nga veprimi i papritur dhe më pas u përgjigj pozitivisht.

“Do të doja që të regjistrohej në procesverbal se ajo tha ‘po’”, tha ai duke buzëqeshur. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përmbysje dramatike, Reali arkëton tri pikë ndaj Celta Vigos

Përmbysje dramatike, Reali arkëton tri pikë ndaj Celta Vigos

39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë

39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë

Rriten lindjet dhe shkurorëzimet në shtator, bien martesat dhe vdekjet në Kosovë

Rriten lindjet dhe shkurorëzimet në shtator, bien martesat dhe vdekjet në Kosovë