E hëna, më 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, përmes një njoftimi drejtuar zyrtarëve të administratës publike të Republikës së Kosovës.
“Të nderuar/a zyrtarë të administratës publike të Republikës së Kosovës,
Ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Burimi: Insajderi





