27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës

Sot bëhen 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sponsor 3M Express

PDK u formua më 10 tetor të vitit 1999 nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.

PDK-ja u bë pjesë e qeverisjes së Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Bajram Rexhepi, nga radhët e kësaj partie, u zgjodh kryeministër më 4 mars 2002 dhe e mbajti këtë post deri në dhjetor 2004.

Që nga themelimi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës deri në vitin 2016 ishte Hashim Thaçi. Por pas marrjes së postit të Presidentit të Kosovës, drejtimi i partisë iu besua Kadri Veselit, i cili u zgjodh edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas tij, drejtues të PDK-së ishin edhe Enver Hoxhaj e Memli Krasniqi.

Aktualisht, PDK-ja drejtohet nga Bedri Hamza, i cili u zgjodh kryetar më 17 nëntor 2025, pas dorëheqjes së Krasniqit.

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

Nëntë të vdekur nga të shtënat në Pensilvani, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë

Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri–Finlandë

Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri–Finlandë

Klubi “Dëshira” kërkon zgjerimin e shërbimeve për personat që kanë nevojë për mbështetje profesionale

Klubi “Dëshira” kërkon zgjerimin e shërbimeve për personat që kanë nevojë për mbështetje profesionale